OKB: Ndotja në Shqipëri shkaktari kryesor i sëmundjeve tek fëmijët

Data

Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen e niveleve të ndotjes në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të vendit.

Në qytetet kryesore si Tirana, cilësia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja për substanca të dëmshme si dioksidi i azotit (NO2) dhe grimcat (PM10).

Ndërsa Tirana mund të jetë në nivelin më të lartë të ndotjes urbane, rajone të tjera si Elbasani, Fieri dhe Korça janë njësoj të prekura, kryesisht për shkak të emetimeve industriale. Një vlerësim i Agjencisë Evropiane të Mjedisit arriti në përfundimin se ndotja e ajrit në mjedis ka shkaktuar 4.600 vdekje të parakohshme në Shqipëri në vitin 2021.

Kjo nuk është thjesht statistikë; është një realitet i zymtë që përkthehet në shtim të problemeve të frymëmarrjes, kostove të kujdesit shëndetësor dhe presioneve ndaj shërbimeve publike. Cilësia e keqe e ajrit shkakton dëmtim të zhvillimit konjiktiv që çon në performancë të dobët në shkollë, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri, në një opinion në lidhje “Ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit – koha për të përshpejtuar veprimin e përbashkët

Zonja McCluney vlerësoi se, ndotja e ajrit është një shqetësim kritik që rrezikon mjedisin tonë dhe shëndetin publik. Për më tepër, është çështje e të drejtave të njeriut që ndikon në mënyrë joproporcionale te komunitetet tona më të cenueshme, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related