Pas takimit të rëndësishëm me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditën e djeshme në Tiranë, një tjetër takim pasues vjen për kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Ditën e sotme, Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hungari.
Gazetari Ermal Qori ka mësuar se z.Rama pritet të takohet me homologun e tij hungarez, Viktor Orban. Burime bëjnë me dije gjithashtu se gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme në sektorin e bujqësisë, që synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë.
