Pse s’ishte prezent kreu i KMSH në inaugurimin e Namazgjasë? Imami Teqja: Ndodhet jashtë shtetit

Data

Pse nuk ishte prezent në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahia? Ka qenë kjo një ndër pyetjet më të shpeshta pas zhvillimit të ceremonisë ditën e sotme.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, myftiu i Tiranës, njëherazi dhe imami drejtues i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Bilal Teqja ka thënë se kreu i KMSH-së nuk ka ishte prezent pasi nuk ndodhej në Shqipëri dhe ka deleguar atë.

Imami Gazment Teqja: Për momentin xhamia më e madhe në Ballkan dhe për mua është kënaqësi e madhe që janë drejtues i kësaj xhamie.

Blendi Fevziu: Sa vende ka kjo xhami?

Imami Gazment Teqja: Vetëm xhamia, salla e faljes brenda, holli i brendshëm, rreth 5 mijë vetë që mund të falen. Së bashku me ambientet e jashtme, mund të falen mbi 8 mijë vetë. Kam frikë se nuk e mbulon dot nevojën për të falë Bajramin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related