Malkaj: Shqipëria s’është më e shqiptarëve, pushteti po e ndan si plaçkë sipas interesit

Data

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij në protestën kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, është shprehur se sot do të duhet të mendojmë se si ti shërojmë plagët Shqipërisë.

Malkaj është shprehur se Shqipëria nuk është më i shqiptarëve por është e pushtetit dhe po e përdorin ata sipas nevojave të veta.

“Si do t’i mjekojmë plagët dhe lotët, si do t’ja fshijmë Shqipërisë? Ne vijmë këtu dhe luftojmë ndërsa populli po fle: i morën Butrintin dhe 12 milje det në këtë vend, e merrni vesh se çfarë po ndodh me vendin tonë.

Saranda që ishte bukuroshja e bukurive u shumtua. Është derdhur shumë gjak dhe bërë shumë luftë për të çliruar Sazanin. Janë nja 30 mijë metra katror që i ka një gjeneral italian me dokumenta, janë bamirësa të mëdhenj këta trimat tonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related