Mosbindja Civile”/ Arrestohen dy protestues, procedohen 5 të tjerë, mes tyre një i mitur (EMRAT)

Data

Policia e Tiranës vijon me arrestimet pas protestës që u mbajt më 7 tetor nga opozita. 49-vjeçari, Sokol Bushkolaj është arrestuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjithashtu edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga është ndaluar nga policia për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë pas protestës u arrestua një person, u proceduan tre zyrtarë të PD-së dhe u shpallën në kërkim 9 të tjerë.10 punonjës policie mbetën të dëmtuar, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 qytetarë (babë e bijë).

  • NJOFTIMI I POLICISË:

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

– S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related