Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka debatuar me analistin Lorenc Vangjeli gjatë një emision televiziv, ku Vangjeli theksoi se veprimet e opozitës në Kuvend këto javët e fundit janë të ngjashme me ato të vjeshtës së kaluar.
Noka e refuzoi këtë krahasim, duke shpjeguar se aksioni i opozitës në atë kohë kishte si qëllim njohjen e të drejtave kushtetuese, ndërsa tani ata po luftojnë për çështje më të rëndësishme për vendin dhe demokracinë. “Nuk hynim për të rrëzuar regjimin atëherë, por për të mbrojtur të drejtat e opozitës. Tani, ne jemi të angazhuar për një kauzë të re, për çështje jetike për demokracinë, e cila është asfiksuar nga Edi Rama,” u shpreh Noka
