“Revolucioni nisi me buton”, Vangjeli ‘ironizon’ opozitën: Është radikalizuar disa herë dhe është mundur,

Data

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një program televiziv tha se “revolucioni i opozitës ka nisur me buton”.
Vangjeli theksoi se opozita është radikalizuar disa herë, por se është mundur në çdo herë. Sipas tij, PD po blindon një elektorat, që sa vjen dhe ngushtohet.

Lorenc Vangjeli: Edhe më herët “u shpall lufta” nga opozita dhe sërish u vendos paqja. Revolucioni nisi me buton. Ndërkohë “e liga”, qeveria e sotme vazhdonte të ekzistonte. Çfarë ishte kjo hipokrizi? Kjo është një tjetër strategji e gabuar.l

Opozita është radikalizuar disa herë dhe është mundur. Nga kjo histori fiton Edi Rama. PD thjesht fton militantët. PD po blindon një ngastër të vogël elektorale, që do ta lërë sërish në opozitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related