Aksioni opozitar, Bejko: Protestat e dhunshme asnjëherë s’kanë ndryshuar qeverinë, do jenë militantë, jo qytetarë

Data

Politikani Roland Bejko thotë se për ngjarje si “21 Janari” vlen shprehja që krimet që nuk dënohen, janë të prirura të përsëriten.

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi është momenti kur drejtësia e re, ka për detyrë dhe mision të prekë ata që kanë qenë të paprekshëm.

Ndërsa për protestën e thirrur nga opozita më 7 tetor, shprehet se opozita nuk ka shans që ta rrëzojë qeverinë me protesta.

“Më 21 Janar u vranë katër qytetarë dhe drejtësia duhet të flasë dhe të bëjë punën e saj. E dimë se si ka shkuar kjo çështje deri këtu.

Askujt nuk i është vënë përgjegjësia për këtë ngjarje. Ajo është një ngjarje për të cilën palët kanë të dyja faj, si ata që e organizuan dhe ata që nuk e menaxhuan situatën.

Ajo që e bën problematike këtë çështje, është problematika për fshehjen e krimit. Dënimet deri tani për “21 Janarin” kanë qenë formale.

Ka një përgjegjësi dhe për ata që e organizuan protestën dhe për ata që nuk e menaxhuan.

Kemi ardhur në momentin kur drejtësia e re, ka për detyrë dhe mision të prekë ata që kanë qenë të paprekshëm.

Të çojë në vend, misionin e saj historik, të prekë të paprekshmit.

Nëse në zinxhirin e hierarkisë shtetërore ka përgjegjësi Berisha, natyrisht duhet të mbajë.

Dhe Kryeministri për mënyrën si e organizoi dhe menaxhoi atë protestë dhe dhuna e ushtruar ndaj institucioneve të shtetit, duhet të veprojë.

Drejtësia duhet të veprojë nga të dy krahët dhe nuk duhet të pyesë se kush është, nëse është ish-kryeministri apo kryeministri aktual, apo drejtues të Gardës.

Drejtësia nuk duhet të pyesë fare për ngjyrë politike.”

Sa i takon refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në komisionin antikorrupsion, ai deklaroi se pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të raportojnë në një komision i tillë.

“Ka qenë një bast që kamë vënë me veten, kur u krijua komisioni antikorrupson i zotit Xhafa, kam vënë një bast dhe kam thënë që nëse strukturat e drejtësisë do të marrin pjesë në këtë komision, do të isha shpresë pak se drejtësia do të funksionojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related