Politika shqiptare është përsëri në qendër të vëmendjes, me socialistët dhe demokratët që vazhdojnë përplasjet e tyre të ashpra, ndërsa përgatiten për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Prej disa ditësh Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një shesh lufte”, ku deputetët e Partisë Demorkatike përveçse bëjnë sikur zihen me kolegët e tyre të Partisë Socialiste, kanë provokuar edhe kaos e dhunë, duke ndezur zjarre. Të dyja palët po radikalizojnë qëndrimet e tyre për të mobilizuar votuesit, duke shpresuar të forcojnë bazën elektorale. Rama dhe Berisha, si liderët e dy partive më të mëdha, duket se kanë gjetur një strategji të përbashkët: përplasen në Kuvend dhe në skenën politike për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes. Kjo dinamikë krijon një atmosferë polarizimi, ku debate të ashpra dhe akuzat e ndërsjella dominojnë diskursin publik. Megjithatë, në këtë kontekst, partitë e tjera shpesh mbeten jashtë syve të medias dhe qytetarëve, duke u përjashtuar nga debati politik. Të dy liderët përpiqen të krijojnë një imazh të fortë, duke minimizuar rëndësinë e alternativave, që ndihmon në ruajtjen e pushtetit të tyre.
Por kjo strategji, ndonëse efikase për mobilizimin e votuesve të tyre, ngre shqetësime për demokracinë dhe diversitetin politik në vend. Ky “pazar” mes Ramës dhe Berishës është një tentativë për të monopolizuar skenën politike dhe për të minimizuar zërin e opozitës. E gjithë kjo situatë tregon se si politika shqiptare vazhdon të jetë një arenë e tensioneve dhe rivaliteteve, me pasojat që ndihen përtej thjesht fushatave zgjedhore. Ndërsa afron koha e votimeve, e ardhmja politike e Shqipërisë do të varet nga këto dinamikë dhe nga mënyra se si qytetarët do t’i përgjigjen situatës. Sidoqoftë e gjitha kjo tregon se vazhdon “Portokallia” (emisonin i humorit) midis PS dhe PD, ku palët radikalizojnë qëndrimet për të mobilizuar votuesit për zgjedhjet e 2025, duke thelluar kështu pazarin Rama-Berisha për të nxjerrë jashtë loje partitë e tjera. Pra si Rama dhe Berisha iu interesojnë që të përplasen në Kuvend dhe në lëmin e politikës, pasi kështu tërheqin vëmendjen vetëm tek vetja dhe afrojnë sa më shumë elektoratin, ndërkohë që paritet e tjera mbeten jashtë syve të medias dhe qytetarëve.
Mblidhet Kuvendi
Për afro 2 orë, oborri i Kuvendit u kthye dje në arenë përplasjesh dhe tensionesh, ku edhe këtë seancë nuk munguan flakët. Ndonëse pjesa dërrmuese e tyre, mbarte me vete masën e përjashtimit nga seancat plenare, deputetët e opozitës vijuan edhe këtë të enjte, skenarin e pengimit të një Parlamenti normal, pas burgosjes së Ervin Salianjit. Për ta vënë në jetë planin u paraqitën 1 orë para, por që në fillim u përballën me kordonin e Gardës, i vendosur në hyrje të parlamentit për të ndaluar hyrjen brenda të deputetëve të përjashtuar. Gardistët në detyrë u bënë shënjestra e parë dhunës dhe akuzave. Për të mos lejuar as futjen e kolegëve socialistë në sallë, opozita u shpërnda për të bllokuar në të gjitha hyrjet e parlamentit. Këtu nisën përplasjet e para dhe më të ashpra me kolegët e mazhorancës deri në përplasje fizike. Fillimisht Bledion Nallbati, e më tej dy protagonistët Gazment Bardhi e Flamur Noka nuk lejuan ministrat e deputetët e mazhorancës të futen në Parlament. Një përplasje pati edhe mes Flamur Nokës e deputetëve Paulin Sterkaj e Frrok Gjini të PS, që akuzave se opozita po arrestohet, ia dhanë përgjigjen menjëherë. Bllokada e demokratëve zgjati për minuta të tëra, derisa socialistët gjetën zgjidhje duke u futur nga dyert e emergjencave. Të njëjtën zgjidhje gjeti edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ardhja e eskortës të së cilës e nxori blof opozitën. Pavarësisht aksionit demokrat, 69 deputetë të PS dhe 2 deputetë të PDIU arritën të futeshin dhe seanca u zhvillua për 27 minuta.
