Vdekja e Enea Themollarit pas dëmtimit nga shpërthimi i tritolit, fqinjët për motrat Nikolli: Kanë ikur në Turqi

Data

26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. Ndërkohë, fqinjët e përshkruajnë të riun për mediat si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu.

S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha një fqinj.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.

I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related