Deputeti socialist Lavdrim Krashi thotë se zhvillime seancash parlamentare si e sotmja nuk janë normale dhe se një situate të tillë duhet t’i vijë fundi.
“Secili nga ne ka përgjegjësitë tona në 34 vite, por vjen momenti që bëhet një kthesë.
Votuesit nuk na kanë dërguar atje për skena të tilla të turpshme.
Me protestë bllokohet hyrja kryesore e parlamentit.
E kuptoj ngarkesën e kolegëve të opozitës, por mënyra e zgjidhjes nuk është nëpërmjet forcës.
Mendoj se aty ku fillon forca dhe dhuna mungon argumenti.
Skena të turpshme, politikanët e përgjegjshëm të bëjnë kthesë, institucionet duhet të respektohen.
Mënyra se si shprehen pikëpamjet nuk është mënyra e përshtatshme.”
I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se shpreson që deri në fund të nëntorit kur pritet miratimi i buxhetit, të shmanget situata aktuale parlamentare.
