Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj në një forum tha se të hënën në Kuvend shpëtoi nga gjuajtja e deputeti demokrat për shkak të paaftësi së tij për të qëlluar në shenjë, teksa shtoi se kishte marrë si dhuratë nga stafi këmbën e karriges në një kornizë xhami.
Në postim në rrjetin social “X”, Bardhi i ka bërë një pyetje publike Spiropalit se çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka, (i arresrtuar nga SPAK), për detyrën e re si kryeparlamentare.
“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?” – shkruan Bardhi.
