Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka hedhur dyshime të forta lidhur me bisedat e zbuluara në “SKY ECC” mes dy personazheve të botës së krimit, ku flitet për dhënien e 100 mijë eurove për fushatën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit në vitin 2021. Gjatë një interviste për gazetën , ai kërkon që të hetohet lidhja e deputetit Bardhi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke e lidhur këtë ngjarje me trafikun e mundshëm të fondeve dhe ndikimin e krimit në politikë.
Madje Beqiri dyshon se mesazhi i dërguar nga Suedia mund të fshehë informacione të rëndësishme, që kërkojnë verifikim të detajuar. Këto zhvillime sjellin në vëmendje nevojën për një hetim të plotë dhe transparent për të siguruar përgjegjshmërinë dhe për të ruajtur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK. Rritja e tensioneve në këtë kontekst tregon se lidhjet mes politikës dhe krimit janë më komplekse se sa duket dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga autoritetet
-Avokat Beqiri, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është thirrur dje në SPAK pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt. Bardhi ka zbuluar SMS-të që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë. Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”. “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK. Keni një koment?
Unë po them për një gjë që ka dhe firma poshtë, ka të prishur vetëm emrat e oficerëve të Policisë. Është një problem që SPAK do ta hetojë është i detyruar ta hetoj, por ama të tilla ka plot. Ke që mund të shkëputen të tilla me dy faqe me tre faqe, ka dhe të tjera.
–Avokat nëse dyshohet që ka nga e majta mund të ketë dhe nga e djathta apo jo?
Po patjetër nga të tëra krahët ka domosdo po ju shikoni tani se këto lidhen me kur ka ndodhur
-Është një bisedë e 2021 dhe ndërkohë ata persona nuk jetojnë më?
Dhe në ça situate ka ndodhur, ça ka qenë Gaz Bardhi atje? Si qe puna e grupit të shoqërimit të tij? Pati dhe një vrasje atje, pra të gjitha këto do verifikohen.
-SPAK-u do ta thotë të vërtetën, këto janë aludime gjithmonë…
SPAK-u ta thotë të vërtetën kjo nuk është një shpikje që e bëra unë, ai vetë po thotë që më erdhi mua nga Suedia.
-A mund të jetë shantazh ?
Nuk është shantazh, shantazhi është sms-ja që të bëjnë ty dhe të thonë më bjer kaq lekë ose të thonë më bëj këtë nder, po sma bëre.
-Pse e beson, ku e di ti që është e vërtetë?
Duhet ta hetojë SPAK-u, por ky është fakt, e ka dal kjo, ky person ça interesi ka që e ka nxjerrë?
