Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një postim në rrjetet sociale është shprehur se 7 tetorin ta shndërrojmë në nisjen e betejës që nacionalistët dhe patriotët tanë të lavdishëm e patën të pamundur për ta bërë të plotë, e cila do të na sjellë me vete dhe “Inglizin”.
Postimi i plotë i Boçit:
DUKE PRITUR “INGLIZIN” DHE 7 TETORI
Nacionalistët shqiptarë përgjatë luftës, sytë, mendjen dhe ëndrrat i kishin të lidhura me aleatët. Ata ishin pro perëndimorë dhe anti bolshevikë natyralë dhe këtë e dëshmuan me aktivitetitin e tyre patriotik.
Ndonëse zemërthyer për shkak të mbështetjes me të madhe që misionet angleze i bënë komunistëve (Promemoria e Mid’hat Frashërit dhe Abaz Ermenjit: “Kjo mbështetje morale dhe materiale e misioneve aleate ndaj bolshevizmit theu ekuilibrin në dëm të forcave nacionaliste shqiptare”. ), pas lufte ato nuk e reshtën luftën kundër komunizmit dhe asnjëherë nuk shkëputën
shpresat për një zbarkim aleat antikomunist.
Shumë prej tyre u sakrifikuan dhe u vetësakrifikuan përgjatë organizimeve të kryengritjeve e desantimeve, të mbështetura nga shërbimet anglo-amerikane, me qëllim shembjen e komunizmit.
Megjithëse shumë patriotë sidomos në veri, arritën të nxisnin vatra kryengritje midis të cilave spikati ajo e Postribës, përhapja e tyre në gjithë territorin mbeti anemike.
Shtypja e tyre me egërsi ekstreme dhe roli i Kim Filbit në dështimin e desantimeve, shtyu disa herë gadishmërinë aleate për një ndërhyrje.
Ndonëse antikomunistët prisnin me padurim atë, ajo vonoi përfundimisht gjatë deri sa erdhi ‘90.
“Inglizi” nuk zbarkoi, siç do dëshironte Frashëri, Ermenji, Guraziu, Kupi, Kazazi, Matjani, Lleshanaku, Cali dhe krerët e Veriut, etj, si dhe pjesa më e emancipuar e shiptarëve.
Pavarësisht se Hoxha mbolli terror përgjatë sundimit të tij me burgosje, vrasje dhe pushkatime, ëndrra e së djathtës dhe nacionalistëve për liri e rend demokratik, nuk u shua asnjëherë.
Por ajo mbarti me vete gjithmonë pyetjen sfiduese:
