Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka komentuar sekuestrimin nga SPAK të telefonit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
“Të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në kohë rekord dhe përgjigja ë tyre ishte e shpejtë, Kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje me ligjin.
Procesi është transparent. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi”, tha ministri i Brendshëm.
