Strehimi social, ligji u përshatatet kërkesesave të ndërtuesve

Data

Bashkitë më të mëdha të Shqipërisë vazhdojnë të anashkalojnë ligjin 3% për strehimin social, duke lejuar ndërtuesit të paguajnë në para në vend që të ofrojnë hapësirën e kërkuar për banesa, dhe përcaktimin e këtyre hapësirave në zona të papreferuara. Ky boshllëk favorizon interesat private mbi nevojat publike, duke dobësuar transparencën në zhvillimin urban.Top of FormBottom of For

Në nëntor të 2021, Investigative Network Albania, do të publikonte shkrimin me titull “Hilet me taksën 3% për strehim social, Durrësi ua fal ndërtuesve, Tirana e merr në lekë”. Në këtë shkrim do të provohej se si ligji, jo vetëm që nuk zbatohej nga një pjesë e madhe e bashkive në vend, por edhe ato pak që e zbatonin, e kishin modifikuar që ti përshtatej nevojave të tyre por edhe atyre të ndërtuesve.

Praktikisht, ligji detyronte operatorët e tregut të ndërtimit, që në momentin që ndërtonin më shumë se 2000 m2, të dhuronin 3% të sipërfaqes për banesa sociale. Por në 2021, ndërkohë që ligji kishte më shumë se 3 vite që kishte hyrë në fuqi dhe ishte ankimuar pa sukses në Gjykatën Kushtetuese, rezultonte se nuk ishte zbatuar nga asnjë bashki, përjashtuar bashkinë Tiranë, ose sipas ekspertëve ishte modifikuar në dëm të interest publik.

Ndërkohë, Bashkia Tiranë e cila e zbatonte këtë ligj, e kishte modifikuar frymën e tij, përmes Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 25.10.2019, ku në pikën 6 dhe 7 të tij kishte vendosur konvertimin e sipërfaqes në vlerë monetare.

“Në rast se sipërfaqja takuese në favor të Bashkisë Tiranë sipas parashikimeve të këtij vendimi, ofrohet nga zhvilluesi privat që të paguhet në vlerë leku, konvertimi i sipërfaqes përllogaritet duke shumëzuar sipërfaqen takuese me vlerën e referencës së banesave në zonën për të cilën ka aplikuar për leje ndërtimi, sipas përcaktimit të bërë me udhëzim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vlera e përfituar shkon në buxhetin e Bashkisë Tiranë në programin e strehimit social”, – është detajuar në këtë vendim të Këshillit Bashkiak, Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related