Përplasja Enrique-Dembele, Al Khelaifi mban qëndrim të qartë

Data

Vendimi i Luis Enrique-s për të përjashtuar Ousmane Dembélénë për ndeshjen e Champions League që PSG do të luajë kundër Arsenalit ka shkaktuar një tërmet brenda klubit francez.

Trajneri asturian e shpjegoi qëndrimin e tij në këtë mënyrë: “Jam shumë i sinqertë, por nuk do të bëj telenovelë.

Nuk ka pasur debat mes meje dhe lojtarit dhe as nuk ka ndonjë problem mes nesh, është vetëm një problem mes një lojtari dhe detyrimeve të tij ndaj ekipit, asgjë më shumë, por mund të korrigjohet në pesë minuta.

Dhe ai shtoi me sarkazëm: “Duket se nuk kemi humbur kurrë me Dembélé.

Ne humbëm në Newcastle, në Milano, në Dortmund, humbëm edhe në shtëpi kundër Barçës. Oh sa e frikshme, eh, e frikshme.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related