Përplasja fizike me Nokën në Kuvend, deputeti socialist sqaron situatën: PD s’po reagon për Salianjin, por për Berishën

Data

Deputeti socialist, Petro Koçi ka folur për situatën e tensionuar të krijuar një ditë më parë në Kuvend.

Ai theksoi se aksioni i opozitës nuk lidhet me burgosjen e Ervin Salianjit, por me masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Koçi: Aksioni i opozitës nuk ka lidhje me burgosjen e zotit Salianji. Togfjalësh mosbindje civile e kam dëgjuar shumë kohë më parë. Nuk është se kemi një shpërthim të papritur. Nëse s’do ndodhte kjo do të gjendej një sebep tjetër. Kjo është një vijë politike e PD e ngjizur mirë në frymën e saj, PD në thelb s’është se po reagon për të mbrojtur Salianjin, por Sali Berishën.

Çështja Salianji nuk është çështja politike. Po të shohësh përgjimet janë video, kurse kjo është vetëm audio.  Kjo punë profesionale  e një gazetarie, të vetmet përgjime audio janë kur janë me telefon. Është çështje ordinere, është fabrikim i provës, nëse s’është personi që flet në audio ai që pretendohet, atëherë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related