Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në reagimet e saj në rrjetin social “Facebook”, Kokalari ka kërkuar arrestimin e deputetit Gazment Bardhi pasi ky i fundit ka tentuar të qëllojë me këmbën e karriges së Kuvendit, Elisa Spiropalin, e cila ka shpëtuar për një “fije peri”. Sipas Kokalarit, të gjuash një femër me karrige në parlament dhe përpara kamerave është kulmi i turpit, dhunës dhe primitivitetit. Po ashtu ajo thotë se Sali Berisha duhet ta kuptojë se PD po jep shpirt, pikërisht nga koalicioni me Ilir Metën dhe sjellja e monstrave, siç i quan ajo të disa deputetëve demokratë.
“Gaz Bardhi duhet të arrestohet për dhunën ndaj grave në parlament. Nuk më intereson fare cilës parti i përket Spiropali; të gjuash një femër me karrige në parlament dhe përpara kamerave është kulmi i turpit, dhunës dhe primitivitetit. Dhe të imagjinosh që Bardhi nuk e ka fituar vendin e tij në parlament me votë të lirë. As në krye të Rithemelimit, nuk e ka fituar vendin që ia ulni demokratëve në çdo mbledhje. Në fakt, thjesht i kujtoni demokratëve 8 janarin, sepse kështu shkelni mbi dinjitetin e mbështetësve tuaj!
Kur do ta kuptojë Berisha se PD po jep shpirt? Koalicioni me Metën dhe sjellja e monstrave si Bardhi, Gjekmarkaj dhe ai lepurushi Grida nga ana e Rithemelimit po kthehen në mallkim për ata vetë. Por të shkosh kaq larg sa të gjuash një femër me karrige… kjo kalon në mënyrë absolute çdo normë. Ngrini zërin. Ne jemi më të civilizuar se kaq. Nëse ke nevojë për ndihmë shtesë, më thuaj!”, shkruan Kokalari.
Mesazhi
Po ashtu aktivistja Kokalari thotë se Rama-Berisha janë në unitet të plotë. Sipas saj, nëse Trump fiton, Ivanka Trump, Jared Kushner, Grenell, Rama dhe Vuçiç do të hetohen në detaje, dhe kjo është pa asnjë diskutim një arsye shumë e fortë për ta vendosur edhe Ramën në sanksione. Ajo thotë se në këtë situatë ish-presidentin Ilir Meta po e lë jashtë pasi ai është nën shënjestrën e SPAK.
“Që Shqipëria do dalë nga llumi ku gjendet, kjo nuk ka asnjë diskutim. Procesi është i gjatë sepse kupola ka 33 vjet që ka ngulur rrënjë në çdo aspekt të jetës së shqiptarit, si në politikë, media dhe çdo industri bazë që përben ekonominë e vendit. Mënyra më e mirë për ta vrarë këtë monstruozitet që ka marrë peng vendin, është të merresh me kokën, dhe koka ka dy krehe: Rama-Berisha. Të tjerët janë të gjithë stërgjatje tentakulash. Në 2021 i dhamë një rast Berishës, të dilte vetë dhe kundër asaj që kishte ndërtuar vetë, dhe ta mbyllte karrierën e tij politike me dinjitet dhe të hapte derën që vendi të marrë frymë lirisht.
Refuzoi! Sot ndjehem pak vetëm kur mendoj që target kam bërë këta dy. Po e lë jashtë Metën, sepse kam idenë se në shënjestër e ka SPAK-u. Sa për këta vogëlushët që përfundojnë në arrati apo në burg, pak rëndësi ka; këta i pastron Rama-Berisha në unitet të plotë me njëri-tjetrin. E theksoj, Shqipëria bëhet sapo t’i pritet koka me dy krehe monstruozitetit. Më vjen keq që në këtë pikë do jem unë ajo që do luftoj çdo mundësi të heqjes së sanksioneve ndaj Berishës. Në të njëjtën kohë do vazhdoj të luftoj aferat e Ramës me krahun e Trumpit.
Nëse Trump fiton, Ivanka Trump, Jared Kushner, Grenell, Rama dhe Vuçiç do të hetohen në detaje, dhe kjo është pa asnjë diskutim një arsye shumë e fortë për ta vendosur edhe Ramën në sanksione. Mbasi të ikin këta dy, tentakulat do japin shpirt vetë!”, shprehet aktivistja Evi Kokalari.
