‘“Dritan Hila djali i një hetuesi mizuer në kohen e komunizmit paralajmron Bardhin’/“Gazment Bardhi gaboi rëndë duke goditur Elisa Spiropalin”- Djegia e karrigeve, analisti Hila: PS ka bërë edhe më keq, ka shkatërruar sallën tërësisht, por nuk është produktive

Data

Analisti Dritan Hila ka komentuar situatën kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament, duke thënë se Gazment Bardhi gaboi rëndë duke qëlluar në drejtim të kryetares së paralmentit, Elisa Spiropali.

Ai e quajti këtë veprim “shumë të rëndë” dhe nënvizoi se sjellja e tillë dënon autorin më shumë se sa e ndihmon politikisht.

“Goditja me mjete të forta e kryetares së parlamentit hyn tek xhestet e rëndë, është e pafalshme dhe nuk mendoj se fiton pikë me këtë, madje humbet pike me këtë. Humbet ti si person, nuk mendoj se kjo është një goditje për PD. Është e dënueshme, por dënohesh ti si person. Është shumë e rëndë kjo që ka bërë Bardhi duke goditur krye parlamentare”, tha Hila në emisionin Open” në News24.

Hila gjithashtu iu referua incidenteve të tjera të fundit, duke përmendur djegien e karrigeve nga ana e Partisë Demokratike. “PS ka bërë më keq duke shkatërruar sallën tërësisht, u deshëm muaj për ta riparuar, por kjo nuk pati produkt politik” shpjegoi ai, duke thënë se njerëzit nuk duan trazira, por duan programe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related