“Salianji, asnjë vlerë politike”/ Evi Kokalari plas deklaratën e fortë: Argita s’e sjell dot ndryshimin në PD

Data

Aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalaro thotë se Ervin Salianji, nuk ka asnjë vlerë politike dhe se burgosja e tij u bë me fakte. Në një intervistë Kokalari u shpreh se kryeminstri Edi Rama nuk duhet të plotësojë kërkesën e Sali Berishës dhe Ilir Metës për qeveri teknike. Sipas Kokalarit, Berisha do japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, për të vendosur të bijën në krye të PD, por shtoi se Argita Malltezi nuk e sjell dot ndyshimin.

“SHBA nuk kanë asnjë lidhje me Salianjin. Fakti që këto mendojnë se Salianjin e ka dënuar Ramën, për Ramën kjo është diçka komike. Salianji nuk ka asnjë vlerë në Parlament. Më këto budallallëqe, demokratët nuk do ngrihen për Salinjin, do dalin bllof. Berisha nuk e kupton këtë. PD po e luan shumë gabim lojën, Edi Rama është shumë i fuqishëm në këtë moment. Kjo është bërë me fakte. Demokratët dhe shumica nuk kuptojnë. Duke i gjuajtur nje femre, Spiropalit me karrige. Nuk më intereson partia e Spiropalit, mua kjo sesi lejohet, sesi nuk është arrestuar Gazment Bardhi, nuk e di. Unë flas si femër, kjo është anë shumë e shëmtuar. Janë ca gjëra që nuk duhen ndjekur. Kjo mënyra sesi PD po lufton, më ka lënë gojëhapur. I kam thënë Berishës të anulojë protestën më 8 janar te PD. Këto ulin edhe Bardhi, Salianin, Gjekmarkjn, në krye të Këshillit Kombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related