Zjarr, tensione dhe kaos/ Specialistët e kriminalistikës, në Kuvend! Mbikëqyrin ambientet brenda dhe jashtë

Data

Pasi opozita dogji karriget e tyre, specialistët e kriminalistikës mbërritën në ambientet e Kuvendit

Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.

Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera

Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se “opozita e ktheu sot Kuvendin në një skenë krimi”.

Sipas kryeparlamentares, karriget qe sot u dogjën janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve

“Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese”, shkruan kryetarja e Kuvendit, e cila e mbyll duke thene “keqardhje e thelle”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related