Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mes kaosit në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.
Gjithashtu ajo njoftoi se për të nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg.
Spiropali më tej njoftoi vakancën e vendit të krijuar.
