Iu sekuestruan mjete luksoze e prona, si punonësja e shtetit përfitoi në llogari 180 mijë euro brenda një muaji (Emri)

Data

Irma Hasani është punonjësja e shtetit të cilët Prokuroria e Tiranës i sekuestroi prona dhe mjete luksoze, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e të vëllait, të arrestuar në Angli për dro** Raportohet se Irma Hasani ishte punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas Prokurorisë, brenda një periudhë një mujore Irma Hasani ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160.000 Euro është tranferuar nga punonjësa e shtetit në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete

Duke ju referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, pas arrestimit të vëllait të saj me iniciale O.H. më 23 korrik 2021 për vepra penale në fushën e narkotikëve. Prokuroria e Tiranës informon se pasuritë e paluajtshme të Irma Hasanit, vëllait të saj dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale ku ka qenë i përfshirë i arrestuari për dro**

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related