Plot 1357 kg mish pule i infektuar me bakterin e salmonelës është tregtuar në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri, duke rrezikuar jetën e konsumatorëve.
Kjo sasi e shitur mund të ishte akoma më e madhe nëse portali “RASFF” i Bashkimit Evropian nuk do njoftonte AKU-n për ta bllokuar dhe larguar menjëherë mishin me bakterin e rrezikshëm.
Nga ana e tij, ky institucion që paguhet nga taksat e qytetarëve për sigurinë ushqimore bëhet “avokat” i kompanive private.
Në njoftimin e publikuar nga AKU citohet alerti që vjen nga BE-ja, por mungojnë pamjet e mishit të pulës “KFC” që do ta qartësonte më shumë konsumatorin.
