Burgosja e Salianjit/ Zbardhet urdhri i Gaz Bardhit drejtuar deputetëve të PD, ja mesazhi

Data

Partia Demokratike ka nisur aksionin opozitar si kundërpërgjigje ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator, me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar mbrëmë një mesazh deputetëve të grupit duke i lajmëruar se në komisionin e integrimit do të shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka për të dhënë deklaratën për mbështetjen e integrimit dhe komisionet e tjera do të bojkotohen.

Ndërkohë çfarë do të ndodhë në vijim dhe për seancën do vendoset në orën 15:00.

“Të nderuar kolegë,

Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE.

Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00. Ju faleminderit”, shkroi Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related