Dalin fotot, Rama takim privat me Vuçiç në hotelin ku qëndroi në New York, plasin akuzat nga ministrja Gërvalla për…

Data

Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama vazhdon të mbështesë fuqishëm vëllain e tij Vuçiç. Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto ku shfaqet Vuçiç para hotelit ku qëndroi kryeministri shqiptar këto ditë në New York. Po aludohet se mes Ramës dhe presidentit serb ka patur një takim privat. Në karrierën e tij politike, Edi Rama historikisht është orientuar nga një aleancë me Serbinë. Mund të thuhet hapur se nëse Esat Pashë Toptani do të ishte gjallë sot dhe do të ishte në vend të Edi Ramës si kryeministër dhe kryetar i PS-së, ai do të sillej dhe do të fliste njëlloj siç sillet dhe flet sot Edi Rama në pushtet.

Fakti që Edi Rama po tradhton shqiptarët, është një gjë që e bën atë të ngjashëm me Esat Pashë Toptanin, i cili ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve. Esat Pashë Toptani shiti kufijtë e Shqipërisë dhe dëmtoi në mënyrën më të rëndë atdheun si askush tjetër. Ai u mbështet fort nga Serbia dhe Rusia për të realizuar qëllimet e tij, ndërsa Rama shfaqet sot si një serborus i ri i deklaruar, avokati më i zjarrtë i Vuçiçit dhe Serbisë, i cili ka nxjerrë në pazar kufijtë e Kosovës kur Hashim Thaçi ishte President. Tashmë Edi Rama po tregon se gjithë problemin e ka me lidershipin kosovar, veçanërisht Albin Kurtin, që po tregon një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj serbëve e rusëve duke i marrë dhe pozicionin Edi Ramës si lider i shqiptarëve në Ballkan. Me karakterin e tij të fortë, Kurti vazhdon të tregojë që është një simbol i trimërisë dhe heroizmit që Edi Rama gjithmonë kërkon ta rrëzojë. Propagandën e kryeministrit shqiptar me Kosovën në OKB, kur siç shihet nga fotot ai bën takime private me Vuçiç, e nxori zbuluar ministrja Gërvalla.

Deklarata e Gërvallës

Edhe pse Rama u shpreh se e mbrojti Kosovën në OKB, ministrja e jashtme e Prishtinës Donika Gërvalla u shpreh e shqetësuar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar. Gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Jork, pjesë e të cilit ishte edhe Albin Kurti, Gërvalla tha se Rama nuk shpenzoi asnjë sekondë kohë për të informuar vendet anëtare të organizatës për rrezikun që Serbia paraqet për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. “Ne kemi parë fjalimin e Kryeministrit Rama dhe e vërtetë që i ka bërë apel 5 shteteve jo njohëse të BE që ta njohin Kosovën, por nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë kombëtare si kryeministri i vetëm shqiptar që ka marr fjalën, për rrezikun që Serbia paraqet si për Kosovën si për pjesën tjetër të rajonit. Dhe si shqiptarët të cilët synojnë një bashkëpunim mes vete, duhet ta ngremë kritikën dhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive. Pa inate, pa ofendime, pa shprehje te papërshtatshme. Shefja e diplomacisë kosovare kërkoi nga Shqipëria që të bashkërendohet më shumë me Kosovën për çështje që lidhen me politikën e jashtme.

Kujtojmë se Rama gjithë këto kohë është përpjekur të shfaqet si lideri kryesor rajonal bashkë me Vuçiçin për çështjet e nxehta të Ballkanit, pa përfillur Kosovën, duke u përpjekur ta izolojë sa më shumë, por Albin Kurti i vërtetoi të kundërtën. Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë edhe pse deklaroi lajmin e pavërtetë se lideri kosovar do të shpallet “non grata” nga SHBA. Albin Kurti jo vetëm nuk u fut në “listën e zezë”, por tani ka gjithë ndërkombëtarët me vete. Gjithashtu goditja e madhe për kryeministrin ishte dhe dështimi i Ballkanit të Hapur, të cilin ai dhe Vuçiç e paraqitën përpara botës si projektin e paqes e bashkëpunimit rajonal, por që Lavrov e demaskoi si projekt ruso-serb. Albin Kurti u tregua i zgjuar dhe nuk e futi Kosovën në pazaret dhe lojërat ruso-serbe. Koha vërtetoi që Kurti kishte të drejtë. Ballkani i Hapur u mbyll dhe tashmë nuk po përmendet as nga Rama dhe as nga Vuçiç.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related