Bomba që Izraeli përdori për të vrarë liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah në Bejrut të premten e kaluar, ishte një armë e drejtuar nga SHBA, tha sot një senator amerikan.
Mark Kelly, kryetar i Nënkomitetit të Forcave Ajrore të Senatit, tha se Izraeli përdori një bombë rreth 900 kg, modeli Mark 84. Kjo deklaratë është e para që një zyrtar amerikan ka bërë për llojin e municionit të përdorur.
“Ajo bombë 900 kg që u përdor, ishte një bombë e serisë Mark 84, për të vrarë (Hassan) Nasrallah,” tha ai.
Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte vrarë Nasrallah në një sulm në selinë e grupit në periferinë jugore të Bejrutit, por nuk pranoi të komentonte se çfarë lloj armësh u përdorën në operacion, shkruan Reuters.
