Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike tha përmes një interviste televizive, se takimet që Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë që marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë prishur, pavarësisht fërkimeve që ka pasur në këto 2 vitet e fundit.
Megjithatë sipas Kurtit, nga këto takime nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri
“Ka fërkime, por jo prishje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe këtë e tregojnë dhe këto takime që ka zhvilluar presidenti dhe kryeministri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që është bërë deri më tani. Është vazhdim me pak ose me shumë fërkime. Besoj se edhe në të ardhmen do të ketë fërkime të tilla siç ka pasur në këto 2 vitet e fundit.”
Spahiu tha se iniciatori i prishjes së marrëdhënieve mes Kurtit dhe Ramës, është kryeministri i Kosovës.
“Patjetër, këto marrëdhënieve janë kaherë të acaruara dhe iniciator për prishjen është Kurti i cili vajti të votojë si opozitë në Shqipëri dhe përse Rama do të donte një opozitar tjetër më shumë sesa Berishën.
Kurti është iniciator, por cikli për sjelljet e këqija është përsëritur nga të dyja anët. Kurti nuk ka bërë asgjë kundrejt Shqipërisë, por Rama në disa raste ka bërë veprime që shkojnë në dëm të shtetit të Kosovës.”
