Edi dhe Erion Soros

Data

Pas akuzës 500 faqe falsifikimesh ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, burgosjes jashtë çdo ligji ekzistues të deputetit të PD, Ervin Salianji, dy të pandehurit e amnistuar Edi Rama dhe Erion Veliaj, ia behën krahaqafë tek pronari i drejtësisë së çreformuar shqiptare, siç i thonë ata vëllai Aleks Soros. Fotot e dala garonin kush ta shtërngojë më fort kumbarin e punëve të këqia për ne.

Sa herë dosjet shpërthejnë ata vrapojnë tek përqafimi majtistit me ndikim në Shtëpinë e Bardhë, përzgjedhësi çiftit garues kandidates presidenciale Kamala Harris, mikpritësi në banesë në takimin e përfolur nënshtrues, pak ditë më parë me kandidatin për zv presidentit, Tim Walz.

Pas nisjes së hetimeve nga kongresi për investimet e mundshme të Jared Kushner presidentit Trump kandidat për të rimarrë sërish të njëjtën detyrë, çifti Ramë-Veliaj u hodhën sërish në përqafimet e tutorit mbështetës.

Ardhjet e çdomuajshme në Tiranë të Aleksit, mirëbërësit në sanksionimin e Berishës, pjesëmarrjet e tij pa asnjë tagër në takime zyrtare të qeverisë e nëpër pjekje ndërkombëtare, pohojnë varësinë dhe kontrollin e çdo gjëje ndaj qeverisë e pushtetit në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related