Ku jeni ju zotërinj ambasadorë?

Data

Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore.

Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë.

Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin.

Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:

Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumenta, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!

Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 Ministër i brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysëm fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!?

Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz Berisha, pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale.

Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër:

Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK.

Është ironike të mendosh që as vetë SPAK dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës.

Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related