“Fredi Alizoti më tha se gjithçka ishte false, imitoi zërin e Agron Xhafajt”/ Si Erzen Breçani ‘fundosi’ Salianjin

Data

Një detaj interesant i dosjes “Babale”, për të cilën dje Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 1 vit burgim ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, për akuzën “kallëzim i rremë”, i dhënë në dhjetor 2019, ka qenë përgjimi i transkriptuar i ish-kryepolicit afër Partisë Demokratike në kohën që ajo ishte në pushtet, Erzen Breçani (aktualisht nën akuzë për dosjen penale të SKY ECC) dhe rrëfimi i tij më pas në Prokurori, ku e a pohuar bisedën me Fredi Alizotin, dëshmitarin e dosjes.

Në bisedat telefonike të zbërthyera, Breçani pranonte, më pas edhe në dëshminë në prokurori, se Fredi Alizoti i kishte treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga PD, për të marrë para.

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës rrëfente bisedat që kishte bërë me Fredi Alizotin, kunati i Albert Veliut, i thirrur edhe “Babale”. Breçani është telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji.

Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018, mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë një ditë më vonë Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.

Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, i zhgënjyer nga fakti që ‘Babale’ nuk i kishte paguar 100.000 euro të premtuara. Janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në datën 29 maj 2018 në orën 21:00 Erzen Breçani, i telefonoi Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.

Erzen Breçani: Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr

Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asnjë gjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë

Erzen Breçani: Jo me se me premtuan diçka këtu, prit, eee e kupton ti

Fredi Alizoti: Cunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin

Erzen Breçani: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.

Fredi Alizoti: Unë prapë po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marrë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…e kupton. Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt

Erzen Breçani: Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit. Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë…vetja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di se si i boni këto punë.

Fredi Alizoti: Është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related