Zbardhen skenarët e opozitës, me 6 tetor protestë kombëtare, revoltë edhe në…

Data

Kryesia e PD-së vendosi mbrëmë që të protestojë pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.

Protestat do të nisin më 6 tetor. Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka propozoi se protest kombëtare në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve por edhe revoltë në kuvend.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbrëmë pas tre orë diskutimesh që të protestojë pas vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Protestat do të nisin më 6 tetor. Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka propozoi se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve.

Noka tha se për protestën e paralajmëruar më 6 tetor, nuk do mblidhen në bulevard, por do të jenë në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë.

“Aksioni opozitar do të jetë dhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramnë dhe regjimin e tij”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related