“Nuk ka më paqe për Ramën”/ Noka pas mbledhjes së Kryesisë: Do të bllokojmë rrugët kryesore

Data

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është prononcuar për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku dha detajet e aksionit që do të ndjekë opozita pas dënimit të Ervin Salianjit.

Noka tha se dita e parë e aksionit do të jetë 6 Tetori, ku sipas tij, nuk bëhet fjalë thjesht për një protestë kombëtare, por për një përshkallëzim dhe radikalizim, ku do të bllokojnë të gjitha rrugët kryesore, pa dhënë më shumë detaje.

Gjithashtu, Noka deklaroi se aksioni do të vijojë edhe në parlament, teksa theksoi se propozimet do t’i jepen për miratim Këshillit Kombëtar. Sipas tij, tashmë nuk ka më paqe për Edi Ramën.

Noka: PD me përgjegjshmëri absolute e trajtoi këtë situatë dhe ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj. Data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës. Ne nuk mund të rrimë duar kryq, kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës, kur drejtësia e re bëhet marionetë në duart e Ramës dhe regjimit, kur drejtësia e re vendos padrejtësinë e saj si normë ndaj opozitës, dhe kur drejtësia e re funksionon si organizatë kriminale për të pastruar dosjet e krimit të Ramës, Veliajt dhe pushtetarëve. Edi Rama me vendimin e burgosjes së nënkryetarit të grupit parlamentar Ervin Salianji kërkon të kërcënojë opozitën se, kush lufton kundër Ramës dhe ministrave të tij, kush denoncon Ramën dhe ministrat e tij, kush denoncon narkotrafikun dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar e pret ky fat. Atëherë opozita nuk mund të rrijë duarkryq.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related