14 gjyqtarë të Shqipërisë nisen për vizitë në SHBA/ Ambasada amerikane: Të përkushtuar të mbështesim drejtësinë

Data

Katërmbëdhjetë gjyqtarë kanë nisur këtë javë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor. Lajmi u bë me dije nga ambasada amerikane në Tiranë, ku thuhet se 7 gjyqtarë janë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe 7 të tjerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, gjyqtarët janë takuar të hënë në Denver të Kolorados me 12 dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit, të cilët e vunë theksin te vendimet e pavarura të gjyqësorit pa ndikime të jashtme, pavarësisht kërcënimeve.

Kjo vizitë vjen pas udhëtimit në korrik në Shqipëri të tre të ftuarve të rëndësishëm amerikanë: Kryetari i Gjykatës së Rrethit Robert J. Shelby, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Utah, Paige Petersen dhe Prokurorja e SHBA Trina Higgins.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related