Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Në një botë ku pushteti shpesh kalon në errësirë, Idajet Beqiri hedh dritë mbi udhëtimet e mistershme të bashkëshortes së ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha në Dubai, duke zbuluar një skenar të mbushur me intrigë dhe manipulim. Një udhëtim që duket si një aventurë luksoze, por që siç thotë avokat i njohur, përmban në vetvete një rrjet kompleks pazaresh dhe marrëveshjesh, ku zhdukja e një milion eurove pa lënë gjurmë nga zonja Berisha është vetëm maja e ajsbergut. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Beqiri theksoi se 1 milion euro të zhdukur pa lënë gjurmë, përbëjnë vetëm një pjesë të historisë së errët që lidhet me marrëveshjet e Sali Berishës me figura të diskutueshme si Millosheviçi dhe Fazlliçi. Të dhënat mbi lidhjet e Sali Berishës me Millosheviçin dhe Fazlliçin zbulojnë një narrativ të errët, ku interesa të fshehta përplasen me ambiciet personale. Madje në sfondin e këtyre pazareve, Serbia, si një lojtar strategjik, duket se ka ofruar 20 milion dollarë për të minuar stabilitetin e Shqipërisë gjatë kohës që Sali Berisha ka qenë në pushtet. Kjo intervistë e zotit Beqiri për është një thirrje për të zbuluar të vërtetat e hidhura që fshihen pas politikës dhe pasurive të pamerituara, duke ndihmuar në reflektimin mbi pasojat që ato kanë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
-Avkat Beqiri, ne kemi folur, por le ta nisim këtë bisede më 500 faqe dosje hetim që SPAK ka për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si e shihni aferën “Partizani”?
Ju keni parë dhe dëgjuar mendime pro e kundër, madje keni dëgjuar zërat pro Sali Berishës kur thonin se sillni vetëm një provë dhe Berisha vetë ulëriste e thontë një provë të vetme le të më gjejnë dhe unë iki vetë. Kur shqiptarët lexojnë sot akt-akuzën kundër tij, vënë duar në kokë e thonë se në çfarë duarsh jemi qeverisur e çfarë është bërë me këtë vend. Si qenka administruar dhe ky popull për 30 vjet e në cilat ujëra të ndotura paskemi jetuar. Mjafton të lexosh 500 faqe akuzë dhe nxjerr konkluzione pafund pasi kemi të bëjmë me njerëz që e morën drejtimin e Shqipërisë me mision të caktuar. Misioni i tyre ishte që në radhë të parë ta bëjmë vendin shesh e përshesh, të zbatojmë 100% planin e Millosheviçit, që Shqipëria të bëhet vendi më i varfër i Evropës, më i shkatërruar në çdo lloj pikëpamje dhe të varet në çdo lloj drejtimi nga armiqtë e saj dhe të jetë në dorën e armiqve të saj dhe të bëhet një vend që të mos ketë ekonomi, bujqësi, ushtri, arsim, kulturë, financa dhe nga ana tjetër e arriti diçka të tillë Berisha sepse nuk ka gjë pa e shkatërruar.
-Pra, Millosheviçi ka pasur dorë në politikën shqiptare nëpërmjet Berishës sepse është akuzë e fortë?
Patjetër, dora e tij ishte pasi ai erdhi si misionar në Shqipëri dhe Berishën e solli Millosheviçi e solli në pushtet në vitin 1991 në krye të Partisë Demokratike dhe është diçka që e kanë thënë hapur këtë gjë. E kanë thënë hapur dhe zyrtarisht vetë serbët këtë gjë pasi kanë paguar 20 milion dollar për ta shkatërruar Shqipërinë dhe kur iu kërkua llogari në Parlamentin e Serbisë, Millosheviçit ai tha se s’ka ngelur gjë atje, ushtri, etj, e çfarë dëshironi më kur nuk ka mbetur gjë më në atë vend, veçse një kasaphane kërkoni dhe efektivitin e 20 milion dollarëve. Vetëm zyrtarisht ishin kaq para, pasi kushedi sa të tjera kanë hyrë në rrugë jo zyrtare nga armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar, për ta bërë Shqipërinë të tillë që të mos kishte fuqi as ekonomike, as politike, as financiare, të ushtrisë një shkatërrim total në çdo pikëpamje. Nga një vend më i fuqishëm i Evropës që ishim ushtarakisht dhe për rrjedhojë ky misionar me bandën e tij arriti sukses dhe u la e lirë që këto do t’i bësh për llogarinë tonë ndërsa xhepat e tua e të familjes e bashkëpunëtorëve të tu mbushi që t’i kesh për një ditë të keqe. Ai ka bërë batërdinë me familjen e tij, kanë vepruar si një bandë ç’njerëzore ku jo vetëm kanë grabitur ku kanë mundur pa pikën e humanitetit, kanë vajtur në derë të xhamisë dhe ta katandisësh këtë popull të varfër në këtë mënyrë e t’ju vjedhësh të gjitha pasuritë. Vetëm me kompleksin “Partizani”, iu janë vjedhur miliona dhe kanë shkuar në xhepat e tyre.
-Çfarë mund të na thoni më shumë detaje për dosjen 500 faqesh se çfarë iu ka bërë më shumë përshtypje?
E para kompleksi “Partizani”, është vetëm një aferë e janë dhe 37 të tilla, akoma dhe më të rënda se kjo. Ne themi kjo më e rënda por kjo është bishti i lugës në raport me aferat e familjes Berisha e duke shtrirë deri te pjesëtarët e tjerë të familjes, si bashkëshortja e Shkëlzenit e cila bën pastrim parash me dyqanet në zonën e Bllokut, e cila as nuk shet gjë por bën vetëm pastrim parash. Vetëm një çështje e tillë, kompleksi “Partizani” dhe shihni se çfarë ka nxjerrë, çfarë dëme kolosale dhe grabitje iu janë bërë shqiptarëve. Nuk ka vend të dytë në Evropë, që për një ish-drejtues shteti të jetë akt-akuza 500 faqesh. U dënuan grupe armiqësore në kohën kur u përmbys diktatura komuniste dhe i nxirrnin ato në çdo 5 vite e u vranë me njëri-tjetrin. Por që më Beqir Ballukun e të tërë bashkë nuk bënë dot 500 faqe akt-akuzë. Ndërsa për rastin Berisha, vetëm për kompleksin “Partizani”, janë 500 faqe akt-akuzë. SPAK po iu vjen anash dy kokave më të mëdha të krimit në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta e familjeve të tyre, por po nuk u goditën ato, mos u merrni me vogëlima e aq më shumë që janë brenda afatit ligjor dhe nuk parashkruhen dot. Te kompleksi “Partizani”, janë amnistuar me dhjetëra bashkëpunëtor të Sali Berishës që i ka bërë pjesë të krimit dhe duhet të ndëshkoheshin e dënuar, nëse nuk kalonte afati dhjetë vjeçar i shpërdorimit të detyrës apo dhe i vjedhjeve. Kjo dosje është shumë insifikative dhe tregon se SPAK ka bërë një punë voluminoze, ku vetëm të shkruash shifra në 500 faqe, do të thotë se është një punë voluminoze. Parë në këtë aspekt, kuptojmë sa voluminoze është veprimtaria kriminale në këtë vend dhe sa kohë do të duhen për t’u zbardhur këto krime që i kanë ndodhur këtij vendi. Imagjino në kompleksin “Partizani”, ulërin dhe përqendrohet ku thotë se ‘po dënohet Argita ime dhe Abi im (dhëndri im) se kanë bërë bamirësi, se kanë dhënë 120 mijë euro për fondacionin e Lirisë.”. Këtu kapet Saliu e thotë se çfarë prove është kjo dhe të tjera. Por Saliu nuk thotë se nga i gjeti Abi këto 120 mijë euro, megjithëse Argitën që i bënka dhuratë për nënën e saj, ku e ëma çdo prindi i ka marrë nga 500 euro.
