Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër.
52-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve.
Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë.
Trupi i pajetë i efektivit të FNSH-së është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit.
