Fermerët e orizit në Vietnam vjelin të korrat nga uji para ardhjes së stuhisë

Data

Të zhytur deri në mes në ujë, fermerët e orizit në veri të Vietnam shiheshin sot të shpëtonin atë që mundnin nga të korrat e tyre para ardhjes së tajfunit që solli shkatërrim edhe muajin e kaluar në rajon.

Stuhia la dhjetra të vrarë në Vietnam dhe shkaktoi dëme të shumta materiale në vendin që po kthehet në qendër kompanive të mëdha të teknologjisë.

Vietnam është prekur shpesh nga stuhitë tropikale që shpesh sjellin përmbytje të rënda dhe rrëshkitje dheu, kryesisht në sezonin korrik-nëntor.

Zyrtarët thanë se në zonat qendrore të vendit stuhia ka vrarë ter njerëz dhe ka detyruar qindra të tjerë të largohen nga shtëpia.

Fermerët e orizit po mblidhnin prodhimin e tyre disa javë para kohe për të shpëtuar atë që nuk është shkatërruar ende.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related