Nga shpenzimet ditore te ato mujore për faturat e dritave e ujit, apo pagesat e tjera bashkë me pronat apo makinat luksoze… 33 personat me të ardhurat më të larta në vend do “skanohen” nga Administrata Tatimore. “Synimi deri në vitin 2027 është krijimi i sistemeve, regjistrave dhe kapaciteteve për verifikimin e të ardhurave dhe pasurisë së pashpjeguar, duke synuar që ky proces të shtrihet në rreth 500 tatimpagues të regjistruar dhe rreth 200 individë”, sqaron Ministria e Financave.
Për të vërtetuar se paratë e harxhuara nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e shpenzuar me të ardhurat që individi ka pasur atë vit. “33 apo 200 persona janë një kampion shumë i vogël krahasuar me popullsinë.
Duhet shtrirë më tej për të skanuar gjithë të pasurit që i kanë paratë nga burime të pajustifikuara”, tha eksperti i ekonomisë, Edision Zaçaj.
Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, “tatimet” do të “fusin në lupë” të gjithë zotëruesit e makinave luksoze në vend. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.
“Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10%për qind të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026.
