Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në studion e emisionit Dekalog për bashkimin e shqiptarëve. Ai tha se e ëndërron bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe gjithashtu tregoi se si mund të arrihet kjo.
-Unë e ëndërroj bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sepse na kanë ndarë dhe patjetër do bashkohemi. Problemi është i instrumentit. Këtu kalojmë në një element zyrtar, institucional. Bashkimi vjen duke patur pikë referimi Brukselin. Kur themi Brukseli, duhet të kemi parasysh Kosovë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, kudo ku ka shqiptarë. Dhe çdo shqiptar, në momentin që integrohet në këtë mënyrë, nuk ka më kufij administrativë. Këtë tha dhe zoti Kisinger, që integrimi do të sjellë rritjen e koshiencës, rritjen e standarteve demografike e të gjitha me radhë. Kush i ndalon sot shqiptarët që të jenë të bashkuar? Askush! Këshru që muret janë te ne.
-Kush e ka fajin?
-Unë i vendos një faj shumë të madh politikës.
