Korrupsioni në vend, Vasili akuza ndaj mazhorancës: Ministrat e deputetët e PS plotësojnë agjendën korruptive të Ramës

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e cilëson qeverinë shqiptare një zgjatim të narkoshtetit.

I ftuar në një intervistë televizive, Vasili tha se vendimarrjet e qeverisë diktohen nga krimi i lidhur drejtpërdrejt me Ramën.

Sipas Vasilit, kur një kapo mafia si Rama ka kapur çdo sferë politike vendimarrëse, ministrat dhe deputetët e mazhorancës i kanë duart e lidhura, ndërasa mundësia e vetme e tyre është plotësimi i agjendës së tij korruptive.

“Qeveria shqiptare është zgjatim i narkoshtetit. Qeveria dhe ministrant e saj kanë pasur rolin e kukullave që kanë miratuar këtro veprime, së bashku me deputetët.

Autori kryesor që gjeneron këto problem, Edi Rama nuk preket. Është rasti Mc Gonigal nuk veprohet për gjithçka ndodh, plotësojnë agjendat korruptive e mafioze të Edi Ramës. Ka provuar se Shqipëria është narkoshtet dhe gjeneratori është zyra e qeverisë që mban në këmbë këtë narkoshtet.

Ministrat kanë rol të rëndësishëm për të qenë barrierë për korripsionin. Ky rol i tyre s’është aktiv, asnjëra prej ministrave dhe deputetëve të marra së bashku ndër vite, nuk kanë bërë asnjë të një të mijtën e të gjitha historive korruptive që bën Ranma dhe qeveria e tij në një ditë.

Kur rrëmbehet qeveria në një grusht nga një kapo mafia, këto s’bëjnë asgjë tjetër veçse plotësojnë agjendën e tyre korruptive.

Rritja për pensionistët është rritja më qesharake, më pas se 2.5 lekë në ditë. Çfarë mund të blihet me këto lekë në ditë. Këtu nis e mbaron arsyetimi për pensionet. PL e ka zbërthyer me detaje këtë problematikë në programin e saj. Pensionistët jetojnë nën kufirin e minimumit jetik, në kufijtë e varfërisë.”, tha Vasili.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related