Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka kritikuar ashpër hapjen e debatit mbi shtetin brenda shtetit, duke u shprehur se kjo temë është përçarëse dhe pa logjikë për një politikan që e konsideron veten si pjesë e Rilindjes.
Sipas tij, rilindasit e vërtetë promovonin një Shqipëri të bashkuar, ndërsa Rama, në mënyrë ironike, promovon një shtet “brenda shtetit” të Baba Mondit, duke krijuar një përçarje fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve.
Ndërsa më tej Manjani ka ngritur edhe një pyetje thelbësore se çfarë interesi ka një politikan që i hyn një rruge të tillë?
Ndërsa më tej ai shkruan se kjo lëvizje politike nuk ka logjikë reale dhe i shërben vetëm për të tërhequr vëmendjen, pa ndonjë përfitim të dukshëm për vendin. Pyetja e tij ngre dyshime mbi motivet e fshehta të një politikani që promovon një ndarje të tillë, në vend që të bashkojë vendin nën një ide të përbashkët siç bënë rilindasit e vërtetë.
