Socialistja e Ramës: Ç’lidhje ka PS me Dritëro Agollin!? Nuk flasim për tema jashtë të majtës

Data

Spiropalizimi” i Partisë Socialiste duket se kreu i kësaj partie, kryeministri Edi Rama po e zgjeron gjithnjë e më shumë me figurat që po promovon.

Figurat e vjetra dhe me karrierë në parti, kryesocialisti Edi Rama duket se ka si qëllim që t’i zëvendësojë me “ushtarë” të bindur dhe servila ndaj tij, duke mos patur fare rëndësi për të gafat që lënë në publik apo se sa të lexuar janë.

Socialistet e reja që po promovon Rama duket se po shkojmë nga gafa në gafë, ndoshta me qëllim për t’u rritur në karriera si “shoqja” Ilva Gjuzi, e cila u bë menjëherë zëvendësministre.

Këtë herë ka qenë anëtarja e Akademisë Politike të PS-së, Marjana Prenga, e cila synon që Rama ta fusë në listat e kandidatëve për deputet, ajo e cila ka bërë gafën e radhës në televizion.

Në një intervistë për A2 CNN, teksa u pyet nëse në Akademinë Politike është diskutuar ndonjëherë mbi shkrimtarin Dritëro Agolli, kritikat e të cilit çuan në krijimin e Partisë Socialiste moderne, Prenga la të kuptohej se nuk e njihte ish-deputetin e ndjerë socialist dhe as vizionin e tij për të majtën shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related