Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Data

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë është djegur plotësisht në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Lungomare. Sakaq, nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.  Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related