Berisha-demokratëve: Rikthehuni në shtëpinë tuaj, në këtë kohë historike të PD-së

Data

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë ftesë të hapur të gjithë demokratëve të rikthehen në shtëpinë e tyre në këtë mision më të rëndësishmin e PD-së.

‘Rikthehuni në shtëpinë tuaj, rikthehuni në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që nga kjo tribunë lirie përcjellin të vërtetat anekënd Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related