“Spiunat gjithnjë kanë informacion keshtu që Çupi si spiun i ish sigurimit shtetit mund te ketë informacion se çfare ka bërë familja Berisha ” Argita, faktor i intrigës dhe korrupsionit”/ Çupi për dosjen ‘Partizani’: SPAK, prova të pakontestueshme për Berishën

Data

Analisti Frrok Çupi thotë Argita Malltezi, vajza e ish kryeminstrit Sali Berisha, është faktor i intrigës dhe korrupsionit në vend. Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Çupi u shpreh se dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Berishën, në lidhje me dosjen “Partizani”, ka prova të pakontestueshme.

“Argita dhe Liria përbëjnë faktor të rëndësishëm të intrigës, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Argita ka shkuar te vetja, ka dalë nga maska e vajzës së një kryeministri dhe kërkon me patjetër hapësirat e Berishës. Argita dhe Liria, manifestuan në publik se janë bashku. A është klima tani? Argita me Lirinë nuk duan t’ia dinë se si është moti, janë duke rendur për të marrë pushtetin që burri i tyre e la në mes. Deklaratat publike të Berishës, në 99 përqind të tyre janë fake.

Janë prova të pakontestueshme. Ka një organizatë të tërë, ish ministra, familjarë, u ka varur në qafë nga një pronë, nga një krim. Edhe ato poshtë ballkonit, kanë gisht në krimet e tyre. Të gjitha këto janë prova. Po të mos ishin prova, Sali Berisha nuk do kishte kërcënuar gazetarët, do kishte heshtur në shtëpinë e tij, do kishte thënë po pres provat. S’e ka luksin Berisha të tërhiqet nga politika. Është një opinion botëror, janë dy aleatë të mëdhenj, SHBA-Britani e Madhe, NATO. Nëse Berisha lë politikën, ai e di se rreth e qark shtëpisë së tij, nuk lë vrimë njeri”, theksoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related