Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse vajza e tij Argita Malltezi do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike.
Ish-kryeministri u shpreh për një emision televiziv se kjo është një çështje personale e Argita Berishës, dhe jo e Sali Berishës.
Pyetje: A do të ketë një rol drejtues në Partinë Demokratike vajza juaj, Argita Berisha?
Sali Berisha: Kjo është një çështje krejtësisht personale e Argita Berishës dhe jo e Sali Berishës.
