Mjeku kardiolog flet për vdekjen e Gert Bogdanit: Tre arsye pse ndodh arresti i papritur kardiak

Data

Nisur nga rasti i fundit i ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gert Bogdani nga një arrest kardiak, mjeku i njohur kardiolog Prof. Dr. Artan Goda ka shpjeguar në një intervistë për Top Channel se kur ndodh një vdekje e papritur për shkak të problemeve në zemër.

Duke folur për humbjen e një ditë më parë të Gerti Bogdanit Prof Goda thotë se ka raste kur sëmundja nuk shfaq simptoma më parë ndonëse janë të rralla.

Mjeku apelon për kujdes të shtuar në stilin e jetesës, sidomos të rinjtë të cilët duhet të evitojnë përdorimin e substancave apo të duhanit, pasi pasojat mund të jenë fatale.

Intervista e plotë e mjekut kardiolog Prof dr. Artan Goda

Alma Demiraj: Çfarë po ndodh me problemet kardiake tek të rinjtë kryesisht

Artan Goda: Sëmundjet kardiake njihen që janë numri më i madh i sëmundjeve në raport me çdo patologji të tjerë, zënë më shumë se 40% të sëmundshmërisë në përgjithësi dhe 50% të vdekshmërisë së popullatës. Vërehet se ka edhe në mosha të reja, më shumë se dikur dhe kjo supozohet që ka lidhje me stilin e jetesës, Njerëzit lëvizin më pak, ushqehen më shumë, është rritur niveli i stresit. Faktorë që influencojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe në disa raste ka presidpozicion familjar.

– Ka një ulje të moshës?

Artan Goda: Shihet një tendencë në këtë drejtim megjithëse në sëmundje të zemrës në mosha të reja ka pasur gjithmonë?

– Cila është mosha më e re?

Artan Goda: Në memorien time ka qenë 17 vjeç, por ishte përdorues droge dhe kjo ka influencën e vet mbi enët që ushqejnë zemrën. Në raste të tjera, mosha ka qenë 23 vjeç.

– Sa keni në vit në shërbimin tuaj

Artan Goda: Nëse flasim për numrin e infarkteve është relativisht i lartë. Ne mbledhim çdo infarkt për gjithë republikën dhe kemi shërbim 24 orësh për ndërhyrje sa më të shpejtë që të hapim enën e mbyllur që shkakton infarktin. Kjo ishte arritje e madhe që tashmë është bërë realitet. Koha e ndërhyrjesa është shumë e rëndësishme. Ne qendrën tonë është një numër 1 mijë e 900 që arrijnë në spital. Jemi përpjekur të shtrihemi në Fier dhe Shkodër. Strategjia është t’i afrohesh të sëmurit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related