Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka paraqitur dorëheqjen.
Burime kane bëjnë me dije se se gjyqtarja Elsa Toska ka paraqitur kërkesën për dorëheqje për arsye personale, por nuk ka dhënë detaje dhe nuk ka marrë pjesë as në gjykime.
Në muajin nëntor të vitit 2019, Elsa Toska është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është hera e parë që një gjyqtar në Kushtetuese jep dorëheqjen dhe kjo situatë pritet të komplikojë situatën pasi në rast të një vendimarrje 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim final.
Tashmë Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.
