Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka paralajmëruar telashe për kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari zbulon se Edi Rama rrezikon të shpallet “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përfundojë në burg nëse merr mandatin e katërt. Sipas saj, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton erdhën në Tirane falë Alex Sorosit. Po ashtu, ajo tregon se si po tenton kryeministri të blejë rrethin e ngushtë të kandidatit për president të Amerikës, Donald Trump. Më poshtë po pasyrojmë reagimin e zonjës Kokalari.
Ja reagimi i zonjës Evi Kokalar
Vizitat në Tiranë
Artikulli i Der Spiegel, emisioni i Rai-t, dhe artikulli i NY Times, keto muajt e fundit, flasin qarte qe Edi Rama mund te mundohet te ndryshoj perceptimin dhe reputacionin e tij duke blere individ si Jared & Ivanka, dhe duke ofruar ndihma absurde siç po ben me Melonin, por atij reputacioni te ndertuar mbi bazen e akuzave te narco-shtetit nuk do ti shpetoj kurre. Blinken dhe Bill Clinton erdhen ne Tirane fale Alex Sorosit, dhe as ata se ndihmuan dot ti shpetoj artikujve pa fund kunder qeverise se tij. Edi Rama, me zgjatjen e pushtetit ne nje mandat te katert, rrezikon te njejtin fund si Berisha. Ka nje arsye pse DASH ju ngjit Berishes, dhe pse SPAK s’po i ndahet. Zgjatja e qeverise Rama, do sjelle te njejtat pasoja dhe per te, si ne Amerike por dhe ne Shqiperi. SPAK drejtohet nga Amerika dhe jo nga zyra e tij. Personalisht, te isha kryetare opozite, deklaratat kryesore do i kishin shkuar pikerisht Melonit dhe Jared Kushner.
Mesazhet
1- Sapo te ndryshoj qeveria, ky kamp plehrash do mbyllet dhe ky paralajmërim duhet t’i mjaftoj mos e firmos ate marrëveshje.
2- Nese Edi Rama firmos ishullin e Sazanit dhe ja jep Kushnerit ate, ky territor Shqiptare do ti kthehet popullit sapo te hiqet qafe ky i korruptuar. Jared Kushner dhe Ivanka Trump e dine shume mire qe po përfitojnë ne baze te nje korrupsioni te thelle, dhe nese guxojne te hedhin ne gjyq qeverinë Shqiptare per ‘specific perfomance’, do ballafaqohen me nje kunder padi per kete vjedhje masive me koshience te paster. Tentativa e Rames per te blere rrethin e Trump, e ka sjellur Ramen direkt ne fushen time. Ne kete pike, ‘its fair game’ dhe targeti im i vetem eshte Rama. Por opozites mos ti genjej mendja qe do perfitoj nga kjo. Opozita ka nevoje per nje pastrim te thelle dhe i sygjeroj te merren me veten. Berisha po te kishte mbajtur linjen qe nisem, do ishte ne nje pozite shume me te forte tashti, por kokefortesia e malesorit nuk e le te shoh me larg se hunda e tij, dhe gjendet ku gjendet sot!!! Qe Shqiperia do dale ne drite ne nje pike, kjo s’ka asnje dyshim. Uroj t”ja arrijme nderkohe qe jemi vete gjalle.
